Në një kohë të vështirë për popullatën e frikësuar nga përhapja e koronavirusit, jo vetëm që nuk janë pezulluar abuzimet me çmimet e ushqimeve dhe produkteve farmaceutike, por janë shtuar në numër.
Gjatë 48 orëve të fundit janë proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 6 të tjerë.
Në Tiranë janë proceduar 5 penalisht administratorë, ndërkohë që një tjetër është ndëshkuar me 50000 lekë, pasi përpilonin fatura tatimore fiktive duke abuzuar me çmimet.
Në Durrës janë ndëshkuar dy pronarë dyqanesh, si dhe pronari i një farmacie, ndërsa në Elbasan dy persona të tjerë.
Në Vlorë u procedua penalisht pronari i një supermarketi të cilit iu gjetën produkte të skaduara, ndërsa dy administratorë u gjobitën për parregullsi dhe mungesë informacioni.