Vatikani ka bërë një ndryshim historik lidhur me rastet e abuzimeve seksuale të minorenëve duke shfuqizuar rregullin për sekretin papnor.
Dokumenti i ri heq detyrimin e heshtjes për ata që raportojnë abuzimet apo që janë viktimë e tyre. Masa, e njoftuar nga Papa Françesku, do të lejojë që Kisha Katolike t’u sigurojë autoriteteve civile dokumente që lidhen me rastet e abuzimit seksual brenda Kishës.
CNN raporton se disa bashkëpunëtorë të Kishës e bëjnë këtë në shumë vende, por praktika të tilla nuk janë universale.
Gjithashtu Papa Françesku ndryshoi përkufizimin për pornografinë me fëmijët duke rritur moshën nga 14 vjeç e poshtë në 18 vjeç e poshtë.