Nuk do ta besoni por, kritiku më i madh i këngëtarit të njohur, Adam Levin është vajza e tij e vogël. Ndërkohë që pjesa tjetër e botës, mendon për liderin e Maroon 5, dhe për vokalin e tij të mrekullueshëm, vajza e tij Dusty rose, vetëm 3 vjeçe duket se nuk është shumë e impresionuar nga babai i saj.
”Ju mendoni që asaj i pëlqen kur unë këndoj “, është shprehur ai për “The Ellen DeGeneres show”. “Asaj nuk i pëlqen dhe aq, do të doja, që kjo të ishte gënjeshtër”, vijoi më tej ai.
Dhe ai është përpjekur ti tregoj asaj të kundërtën. Në fakt një ditë të tërë ai e kaloj duke i kënduar dhe duke luajtur me kitare vetëm për të. “Unë një moment mendova se ajo po e pëlqente “shprehet përsëri ai për The Ellen DeGeneres “.Ishte sikur isha në audicion për vajzën time dhe kjo është qesharake. Në fund të kësaj ajo ngriti kokën më pa, preku kitaren dhe më tha ‘largoje atë’.
“Ishte gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur “ vazhdoj ai. “Nuk e di nëse do kem kurajon që të performoj më para asaj “
Fatmirësisht vajza tjetër e tij Gio Grace e vlerëson punën e tij. “Vajza ime tjetër e pëlqen muzikën time”, “Dusy është menaxherja” bën shaka ai.
Këtë nuk e kishim menduar, por ja që ndodh. Dusty ka shije tjera muzikore.