E vënë përballë Edi Manushit në rubrikën “Këndi i së vërtetës”, Adelina Ismaili u tregua pa doreza kur erdhi puna tek lidhja e saj e dashurisë me bashkëshortin, Val Krasniqi.
“Në fillim ka pasur shumë, shumë xhelozi saqë po bëhej problem”, është shprehur këngëtarja, “ndërsa tani ka, por është në suazat normale”m tha ajo.
Adelina ka rrëfyer gjithashtu se frika më e madhe e saj është lufta, se dikur më shumë ka qenë paragjykuar ndërsa sot po përkrahet, se liria që ka në skenë e ka një çmim e që kur e imitojnë, i përkëdhelet egoja.
Lidhja e saj e fortë me nënën, Monën, i solli ndërmend Adelinës dhe këshillën e saj që e kujton sa herë bie moralisht poshtë: “E di që mundesh”. Edhe pse këngëtarja shfaqet shumë energjike në skenë, kur vjen puna te djali, Uliksi apo ndryshe thembra e saj e Akilit ajo ka një merak: “Kur të rritet nuk dua të humbasë veten” është rrëfyer ajo, “dhe kam frikë se kjo vjen nga natyra e tij për t`i bërë të lumtur të gjithë”.
Kur erdhi puna tek showbiz-i, Adelina e mprehu shumë mirë shpatën duke u treguar më e çiltër se kurrë. Pyetjes nëse showbiz-i ka më shumë drita apo errësirë ajo u përgjigj me të qeshur: “Ka më shumë drita të kuqe”.