Herodoti i rrëfente me origjinë nga Anadolli, por mesa duket etruskët janë nga diku më larg Europës mesdhetare: nga stepa.
Një popullsi me qytetërim të spikatur na gadishullin apenin, mësues të romakëve në shumëçka, etruskët kanë përndjekur deri diku me misterin e tyre historik shumë kërkues. Mes të cilave edhe gjuha e tyre e padeshifrueshme. Një gjuhë e shkruar sipas modelit grek eubeas me origjinë nga ishulli i Evias, por një gjuhë joindeuropiane.
Gjuha e tyre vihet në relacion me gjuhët tirseniane(të Tirenit) që fliteshin në Alpe, por edhe gjuhën Lemniane, origjinuar në Detin Egje.
Sipas të dhënave të fundit të ADN-së, rezulton se etruskët vinin nga stepat dhe një konkluzion i tillë del nga studimi dhe analizimi i 12 siteve në Itali nga skeletet e njerëzve të varrosur në to. Ata ndajnë të përbashkëta gjenetike me popullsi që banonin në jug të Romës dhe origjinonin si blegtorë që mbërritën në rajon nga stepat në Neolitin e Vonët dhe Bronzin e Hershëm. Hungari, Ukrainë, ja rajoni ku identifikohet origjina e tyre që krijon konfuzion me faktin se ata përdornin një gjuhë jo-indoeuropiane në një zonë nga ka origjinë një pjesë e asaj që quhet dyndje indoeuropiane.
“Kjo persistencë gjuhësore kombinuar me kthesën gjenetike sfidon hamendësimet e thjeshta se gjenet barazohen me gjuhën”, shprehet David Caramelli i Universitetit të Firences.
Sipas tij, të dhënat e reja implikojnë skenarë më të ndërlikuar ku përfshihen asimilimi nga popullsi italike, apo edhe evoluimi i etruskëve si qytetërim autokton i një popullsie indigjene.