Shpresa për gjetjen e Timmothy Pitzen nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë. Adoleshenti i gjetur në rrugët e Newport, Kentucky, nuk është Timmothy Pitzen, fëmija që u zhduk në vitin 2011 pasi analiza e ADN-së doli negative.
14 vjeçari gjatë marrjes në pyetje nga FBI kishte thënë se ishte Pitzen dhe se kishte ikur nga dy burra që e kishin mbajtur në robëri për shtatë vjet. Por dëshmia e tij doli të jetë e rreme.
“Rezultatet e ADN-së zbuluan se personi në fjalë nuk është Timmothy Pitzen”, thanë hetuesit, duke shpjeguar se hetimet po vazhdojnë për identifikimin e të riut.
Shfaqja e parë e Timmothy Pitzen i përket marsit të 2011 në një park ujor në Wisconsin.
Nëna e tij ishte nisur të merrte vogëlushin në shkollë pa i thënë asgjë të atit dhe kishte udhëtuar rreth 800 km ne dy ditë. Në pak orë gruaja u gjet më pas e vdekur në një motel të Illinois.
Pranë trupit të saj, u gjet edhe një letër ku shkruhej se djali i saj ishte i sigurtë me njerëz që do ta donin dhe mbronin.