Më 8 tetor, Afërdita do të hyjë në shenjën e Akrepit dhe mund t’ju themi që tani, që kjo do të ketë ndikim te të gjitha shenjat.
Në astrologji, planeti Afërditë sundon dashurinë dhe prosperitetin, ndërsa shenja e Akrepit shoqërohet me pasionin, posedimin dhe joshjen. Nëse po mendoni se Afërdita në Akrep do të na dhurojë një periudhë shumë seksi, epo, keni të drejtë.
“Afërdita në Akrep sjell gjithmonë energji të pastër dhe seksi”, shpjegon astrologia Lisa Stardust.
Afërdita do të kalojë te Akrepi deri në 1 nëntor, kur planeti i dashurisë hyn në Shigjetar, kështu që shfrytëzojini sa më shumë këto tre javët e ardhshme.
Kjo do të jetë një kohë kur fantazitë tuaja seksuale dhe ato më romantike mund të kenë një shans për t’u realizuar.
Por kjo gjë nuk ka ndikim vetëm për njerëzit që janë beqarë. Nëse jeni në një marrëdhënie do t’i vini re efektet gjithashtu.
“Nëse jeni i/e fejuar, prisni që marrëdhënia juaj të thellohet”, thotë Stardust.
Pavarësisht nëse jeni në një lidhje apo beqar, mund të vini re disa ndryshime në jetën tuaj seksuale.
“Seksi do të bëhet më i guximshëm dhe aventuresk – prisni kamxhikët dhe prangat”, thotë Stardust. “Kjo është koha që të gjithë ne të shfaqim atë anën tonë të çuditshme”.
Gjithashtu mund të shohim ndikimin e Afërditës edhe në llogaritë tona bankare.
“Ne gjithashtu do të jemi në gjendje të korrigjojmë të gjitha çështjet tona të parave, pasi Afërdita në Akrep pëlqen të lartësojë çështjet financiare për mirë”, thotë Stardust.
Kështu që, kjo është koha e të gjithëve për të shkëlqyer.