Dy agjenci të Bashkimit Evropian kanë sugjeruar se pasagjerët të cilët do të qëndrojnë diku më pak se 72 orë, nuk e kanë të nevojshme të karantinohen në destinacionin e tyre.
Agjencia europiane e shëndetësisë tha të mërkurën se karantinimi nuk duhet të jetë i detyrueshëm për pasagjerët ajrorë pasi nuk rekomandohet nga agjencia dhe nuk është një masë efektive për shëndetin publik.
Kjo lëvizje, të cilën shumë sektorë po e mbështesin, mund të jetë një shenjë e rikthimit të udhëtimeve ndërkombëtare.
Propozimi është aktualisht nën shqyrtim nga Mbretëria e Bashkuar.
Agjencitë e Bashkimit Europian shkruajnë se këto rekomandime sugjerohen pas studimeve se udhëtimet e shkurtra nuk kanë ndikuar në rritjen e numrit të infeksioneve.
Megjithatë, ata thonë se pasagjerët duhet t’i ndjekin të gjitha rregullat e distancimit shoqëror, pavarësisht se nuk do të jenë të detyruar të qëndrojnë në karantinë.