Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë prezantimit të aeroportit të Vlorës, theksoi se qeveria Rama ëhstë e fokusuar në investimet që lidhen politikat e aviacionit civil dhe Aeroporti i Kukësit dhe Projekti i Vlorës janë një dëshmi e kësaj.
Po ashtu ajo bëri të ditur se “Air Albania” më datë 30 do të ngrejë në qiell avionin “Migjeni”, që do udhëtojë drejt Italisë, ndërsa “Naimi” pritet të udhëtoj drejt destinacioneve të tjera europiane.
“Vetëm para një viti, ne ngritëm në qiejt e europës avionin e parë shqiptarë, dhe vetëm në date 30, “Air Albania” do të realizojë një premtim tjetër dhe avioni i dytë, atë që mban emrin e “Migjenit”, do të ngrihet për të udhëtuar në destinacionet më të kërkuara të Italisë. Ndërsa, jo më vonë se fundi i këtij viti avioni i tretë, ai me emrin “Naimi” do udhëtojë drejt të gjitha aeroporteve të Europës, në Londër, Bruksel, Athinë dhe kudo ku ka shqiptarë e kudo ku zemra e shqiptarisë rreh”, tha Balluku.
“Por jo vetëm kompania ajrore ka qenë në planet tona, tashmë ne flasim për një bosht të tërë të aeroporteve duke nisur nga veriu dhe deri në jug. Kemi nisur punën me aeroportin e Kukësit. Nuk është më një ëndërr apo premtim, por një realitet. Aty ku sot punohet për të mbaruar sa më parë me punët civile, e më pas për të plotësuar të gjitha kushtet për të qenë një aeroport ndërkombëtarë “Low Cost”, ku shqiptarët mund të aksesojnë veriun e Europës me çmime shumë të ulta”, tha Balluku.