Nga Fieri, kreu i PD, Lulzim Basha komentoi vendosjen e emrit “Air Albania” për stadiumin e ri që do të inaugurohet në Tiranë.
Për Bashën, është e dyshimtë se si kompania ajrore shqiptare, të cilën e quan sajesë gjeti paratë për ti vënë emrin stadiumit, ndërsa gishtin e drejton nga kryeministri Rama të cilin e akuzon përsëri për qeverisje fasadë.
“Nuk flasim dot për një investim të huaj perëndimor, përveç shfaqjeve bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines, por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania qe ndonëse është një sajese shumë e dyshimte papritur na ka gjetur para për të financuar e për t’i vëne emrin stadiumit. Se ku i bëri ato para hajde merre me mend. Por e rëndësishme është kjo. Që nuk kemi asnjë investim serioz të huaj.
Ndryshe nga kjo qeveri që ka vetëm fasadën për mua dhe PD në zemër të vizionit tonë për të nxjerrë vendin nga kriza është një biznes i çliruar nga bandat, një biznes i fuqizuar i përtërirë”, tha Basha.