Sport Rrëfimi tronditës: I shpëtova jetën Çilavertit, kriminelët më kërkuan leje për ta...

Rrëfimi tronditës: I shpëtova jetën Çilavertit, kriminelët më kërkuan leje për ta ekzekutuar

Futbolli në Kolumbi nuk është thjesht një lojë brenda fushave të blerta, duke menduar se kemi parë shumë raste që në këtë vend janë shumë raste kur ato kanë pasur lidhje me krimin e organizuar.

Mjafton të kujtosh Pablo Eskobarin, i cili është një nga tregtarët më të mëdhenj të drogës, i cili ndërtoi stadiume dhe sponsorizoi disa nga klubet më të famshme kolumbiane.

Një episod tjetër i treguar së fundmi, tregon edhe një herë për lidhjen mes futbollit dhe krimit në atë vend. Në 2 prill të 97-ës, luhej ndeshja Paraguai-Kolumbi, e cila përfundoi 2-1 për këta të fundit. Në fushë ka tension, teksa Tino Asprila dhe Hoze Luis Çilavert kanë një përplasje fizike midis tyre. Sulmuesi Asprila godet me grusht portierin paraguaian dhe menjëherë të dy lojtarët ndëshkohen me karton të kuq.

Sherri vazhdon edhe në dhomat e zhveshjes, teksa Çilavert godet me grusht në fytyrë Asprilën dhe më pas gjithçka duket se përfundoi këtu, por nuk është kështu. Sot më shumë se 20 vjet më vonë, Asprila ka treguar se ajo përplasje, mund të kishte pasoja të rënda për kundërshtarin, e cila mund t’i kishte marrë jetën.

“Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes unë mora një telefonatë, ku një person me emrin Hulio Feroo më ftoi në hotelin e tij. Unë shkova atje dhe pashë një person, i cili rrethohej nga 10 burra të tjerë, dhe me gra paraguaiane. Në këtë pikë, ata më thanë se donin vetëm lejen time, për të ekzekutuar portierin kundërshtar. Sigurisht që nuk pranova, duke iu thënë se çfarë ndodh në fushë mbetet aty.”