Tifozët e Juventusit duhet të presin për të parë mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt me fanellën bardhezi. Nga Spanja vijnë sinjale të një hapi pas në bisedimet mes drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” dhe homologëve të tyre holandezë.
Sipas Marca-s, zyrtarët e lartë të Ajaxit, që zotëron kartonin e qendërmbrojtësit të ri, janë irrituar me klubin bardhezi, që ka arritur marrëveshjen me futbollistin për një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon pa folur ende për çmimin e kartonit.
Vetëm në një moment të dytë “Zonja e Vjetër” ka paraqitur ofertën zyrtare 55 milionë euro, plus 10 të tjerë bonuse, por që është refuzuar nga “harkëtarët” që kërkojnë të paktën 75 milionë euro.
Barcelona dhe PSG janë gati ta paguajnë shifrën e kërkuar nga Ajaxi, por nuk kanë marrë miratimin e de Ligt. Kuptohet që në bisedime ndikon menaxheri i de Ligt, Mino Raiola, kështu që bardhezinjtë janë të bindur se në fund futbollisti do të zbarkojë në Torino.