Kuriozitete Ajo mund të shkojë me këdo, ai duhet t’i qëndrojë besnik

Ajo mund të shkojë me këdo, ai duhet t’i qëndrojë besnik

Një çift të rinjsh anglezë kanë vendosur të kenë një marrëdhënie shumë të çuditshme me njëri-tjetrin.

Ajo mund të shkojë me kë të ketë qejf, ndërsa ai duhet t’i qëndrojë besnik, pasi, nëse nuk i qëndron besnik, ajo do e lërë.

22-vjeçarja Beatrice Gibbs dhe 27-vjeçari Adam Gillet kanë nisur një marrëdhënie të hapur një vit e gjysmë më parë dhe që nga ajo kohë, vajza ka fjetur me 5 meshkuj të ndryshëm.

Ajo thotë se puth edhe 6 meshkuj çdo ditë, ndërkohë që i dashuri ia lejon këtë gjë, pasi ajo i ka shpjeguar se nuk i reziston dot meshkujve, duke e kërcënuar me përfundimin e lidhjes nëse ai nuk do e lejonte sjelljen e saj.

Nga ana tjetër, Adamit nuk i lejohet të shkojë me femra të tjera.

“Është situata perfekte. Kam një të dashur që e dashuroj, por kënaqem edhe me meshkuj të tjerë kur dua. Shumë njerëz mund të më paragjykojnë, por ne jemi të lumtur me lidhjen tonë dhe nuk po i bëjmë keq njeriu”, tha 22-vjeçarja për “The Sun”.