Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur.
Policia ka bërë të ditur se mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Sh.K., 67 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin T.R., 69 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja N.R., 68 vjeç dhe është plagosur shtetasja E.S., 71 vjeç, banues në Korçë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilat ishin pasagjerë në mjetin tip “Suzuki”.