Bota Maqedonia e Veriut regjistron sërish numër të lartë të të infektuarve me...

Maqedonia e Veriut regjistron sërish numër të lartë të të infektuarve me COVID-19

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet çdo ditë mbi 100 persona. Në 24 orët e fundit nga testimi i 1363 personave, 118 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, katër persona kanë ndërruar jetë ditën e fundit, ku bëhet fjalë për një person të moshës 58 vjeç dhe tre të tjerë 73-vjeçarë.

Nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit 74 persona kanë lënë spitalin, duke u shëruar nga coronavirus.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë testuar mbi 53 mijë persona nga të cilët në total kanë rezultuar të infektuar 5 311 persona. Nga këta, 2 048 janë shëruar, ndërsa 3012 janë ende raste aktive.