Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Durrësit, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.
Ngjarja është regjistruar në aksin Maminas-Marikaj”, ku automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, përplasi të miturin 3 vjeç.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.