Aktualitet Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas fëmijën 3 vjeç

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas fëmijën 3 vjeç

Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Durrësit, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.

Ngjarja është regjistruar në aksin Maminas-Marikaj”, ku automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, përplasi të miturin 3 vjeç.

I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.