Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në zonën e quajtur “Piraj”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Të paktën 7 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Katër prej të lënduarve janë dërguar në spitalin e Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes tyre është edhe një fëmijë.
Personat e tjerë të plagosur rëndë janë edhe një burrë dhe dy gra, identitetet e të cilëve nuk dihen ende.
Mësohet se në aksident u përfshinë një fuoristradë tip “Mitsubishi” dhe një makinë “Audi”.
Paraprakisht dyshohet që makina “Audi” të ketë kryer një parakalim të gabuar.
Si pasojë e aksidentit, trafiku u bllokua në të dy anët e rrugës dhe lëvizja u devijua në aksin e vjetër Kallmet-Dajç.