Aktualitet Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën fëmija

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën fëmija

Një aksident i rëndë në kryeqytet i ka marrë jetën një fëmije i moshës 6-7 vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Bërxullë në rrugën Shkëndija rreth orës 18:25, ku janë përplasur dy automjete.

Nga përplasja e makinave, u aksidentua i mituri i cili ka qenë në rrugë. Si pasojë e goditjes së fortë, fëmija ka humbur jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i policisë. Drejtuesit e dy mjeteve, E.H. 30 vjeç dhe N.A. 63 vjeç po pyeten lidhur me rrethanat.