Aktualitet Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë, humbin jetën 2 pasagjeret

Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë, humbin jetën 2 pasagjeret

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 2 pasagjereve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Policia njofton se drejtuesit i mjetit, 26-vjeçari me iniciale A.T. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë makina që ai drejtonte është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja tjetër ende e paidentifikuar që ndodheshin në automjet.

Ndërsa drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari A. T, është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.