Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40, në autostradën Tiranë-Elbasan.
Policia njofton se 63-vjeçari me iniciale R.K. ka qenë duke drejtuar një furgon në momentin kur ka aksidentuar një person ende të paidentifikuar të moshës rreth 75-80 vjeç.
I moshuari, si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë.