Aktualitet Laborator kanabisi në vilën dykatëshe/ Një i arrestuar në Malësinë e Madhe,...

Laborator kanabisi në vilën dykatëshe/ Një i arrestuar në Malësinë e Madhe, procedohen 5 punonjës të OSHEE

Policia ka zbuluar një banesë dykatëshe në Malësinë e Madhe që ishte shndërruar në një laborator për prodhimin e kanabisit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në fshatin Bzhetë, në një ambient të përshtatur me llamba, u gjetën të kultivuara 145 bimë cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.

Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i banesës.

Gjithashtu janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” dhe 5 punonjës të OSHEE-së.