Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.
Drejtuesi i makinës tip “Dacia” është përplasur me automjetin tip “Seat” me drejtuesin shtetasin me iniciale H. S.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, 19-vjeçari me inciale Xh. G.
Të lënduarit u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.