Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës.
Mësohet se në aksident është përfshirë një motor dhe një automjet tip “Audi”.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.