Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Balldrenit. Mësohet se në aksident janë përshirë një makinë me një motor.
Nuk dihen shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Rruga Lezhë-Shkodër dhe anasjelltas është kthyer në një problem të madh për qarkullimin e mjeteve, ndërsa shumë qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të aksidenteve rrugore.