Instituti i Statistikave ka sjellë disa të dhëna interesante rreth aksidenteve në Shqipëri. Sipas të dhënave, rezulton se dita e hënë dhe e enjtja janë ditët që kanë regjistruar më shumë aksidente gjatë shkurtit në Shqipëri. Ndërsa e mërkura ka regjistruar numrin më të ulët të aksidenteve.
Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, më shumë aksidente ndodhin gjatë orëve të darkës, nga ora 19:00-24:00, duke përbërë 29,5 % të numrit të tyre.
Qarqet më numrin më të lartë të aksidenteve janë Tirana, Durrësi, Gjirokastra dhe Fieri. Aksidentet rrugore, në 81,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,7 % të numrit total.
Sipas INSTAT, në dymujorin e parë të vitit 2023, mbi 19 % e rasteve të aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve, të cilët nuk respektojnë rregullat.
INSTAT thotë se në shkurt 123 persona mbeten viktima dhe te plagosur te aksidenteve rrugore.