Policia e Lezhës ka njoftuar se viktimë e një aksidenti të ndodhur në Shëngjin është një 19-vjeçar.
Ai ka qenë duke drejtuar makinën, kur ka rënë në një kanal me ujë.
“Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur ”Knalla”, shtetasi A.P. 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.