Politika Video: Rrëzohet Berisha, truproja vrapon drejt tij që ta ndihmojë

Video: Rrëzohet Berisha, truproja vrapon drejt tij që ta ndihmojë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pësuar një incident teksa po i drejtohej foltores para Kuvendit Kombëtar të “Rithemelimit”.

Duket se Berisha nuk i pa shkallët teksa po ngjitej dhe u pengua, duke u rrëzuar.

Menjëherë ai mori ndihmën nga truproja që ishte aty pranë, ndërsa sapo u ngrit në këmbë, përshëndeti me dorë të gjithë të pranishmit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.