Një aksident tragjik në autostradën Tetovë-Shkup u ka marrë jetën të paktën 13 personave, ndërsa rreth 40 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit.
Sa u përket shkaqeve, ndonëse nuk dihen ende raportohet se autobusi, që udhëtonte nga fshati Llaskarcë, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu 13 viktima dhe shumë të lënduar.
Pamjet nga aksidenti tragjik janë transmetuar nga mediet shqiptare në Maqedoni, e sigurisht janë shumë të rënda.
Ndërkohë, drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike në Shkup, Ilir Asani ka konfirmuar se, që nga ora 18:30, 5 pacientë gjithsej janë transportuar në Spitalin “Nënë Tereza”, prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë, mes tyre edhe një grua shtatzënë.