Extra Aksidentoi një person/ Cekja tregon momentin e tij të vështirë: Më thoshin...

Aksidentoi një person/ Cekja tregon momentin e tij të vështirë: Më thoshin bën sikur preket e qan

Aktori Sejfulla Myftaraj, i njohur me emrin e tij të artit “Cekja”, ka treguar një nga momentet e tij të vështira në jetë. Në një intervistë që ka dhënë “Quo Vadis”, ai ka treguar momentin më të vështirë të jetës së tij, ku në vitin 2003 ai aksidentoi një person. Sipas tij, kjo ngjarje i ka mbetur gjatë në memorie, aq sa e la profesionin për më shumë se 1 vit. Por shtoi se të vetmit që e mbështetën në momentet e errëta, ishte familja e tij.

PJESË NGA INTERVISTA:

Përveç gëzimeve që keni dhuruar pafund, ka qenë një vit i vështirë për ju, viti 2003. Ku ti ke dhënë një intervistë dhe ke thënë, kam patur probleme me shëndetin e gruas, ke thyer këmbën, ka qenë një aksident?

Cekja: Absolutisht po, kanë qenë dy momentet më të vështira të jetës time, aksidenti ku shtypa një person dhe kur theva këmbën, sidomos aksidenti, më ngeli shumë gjatë në memorie.

Ishte e vështirë për ta rikuperuar?

Cekja: Shumë e vështirë, gati një vit nuk dola në televizion, kaq keq u fiksova.

Si e kaluat atë ngjarje?

Cekja: 2-3 muajt e parë e kisha të vështirë, s’e kaloja dot.

Familja ju ka qëndruar pranë në atë kohë?

Cekja: Aksidentin asnjë nuk do ta bëjë. Ishte një gjë, sepse ishe në qendër të vëmendjes, kur erdhën të gjitha televizionet, thosha që nuk kam bërë heroizëm. “O Ceke”, më thanë “je dikush, ke bërë aksident”. Në momentin kur dhashë intervistën u preka, kishte njerëz dashakeqës që thoshin shih çfarë aktori është po bën sikur qan.