Kryesore Fredi Beleri zyrtarisht kandidat për eurodeputet i partisë së Mitsotakis

Fredi Beleri zyrtarisht kandidat për eurodeputet i partisë së Mitsotakis

Moment i shkëputur nga aktiviteti i prezantimit të kandidatëve

Fredi Beleri është zyrtarisht kandidat për eurodeputeti i partisë së djathtë greke “Demokracia e Re”.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë aktivitetit për prezantimin e fletëvotimit të Demokracisë së Re për zgjedhjet europiane të 9 Qershorit. I pranishëm në këtë aktivitet është edhe vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Leonardo Beleri.

Gjithashtu, pjesë e listës së kandidatëve është peshëngritësi dhe kampioni i disa medaljeve olimpike për Greqinë, shqiptari Pirro Dhima. “Kathimerini” raporton se një total prej 42 personash përbëjnë fletën e votimit, mes të cilëve Fredi Beleri, Pirro Dhima, Vangelis Meimarakis, George Autias, Thanasis Exadaktylos, Eliza Vozenberg, Noni Dounia, Voula Patoulidou, Andreas Zaboukas, Manolis Kefalogiannis, Vassilis Kontozamanis, Stelios Kibourorairoiola S.

Emri i Belerit ka sjellë përplasje dhe në nivelet e larta të politikës greke.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, të cilët janë shprehur se vendosja e Belerit në listën blu për eurodeputetët, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.

Nga ana tjetër kahu ekstremit të djathtë tek konservatorët i përfaqësuar nga ministri i Shtetit Makis Voridhis këmbëngul për kandidaturën e Fredi Belerit, pasi shohin se partia e ekstremit të djathtë dhe filoruse “Zgjedhja greke” ka dyfishuar përqindjet e saj në sondazhet e fundit duke flirtuar me vendin e 4 nga 9 partitë parlamentare.

Kjo lëvizje e Mitsotakisit vjen në një kohë kur çështja “Beleri” u kthye në përplasje mes dy vendeve deri në Parlamentin Europian.

Fredi Beleri u dënua me dy vite burg për veprën penale të shitblerjes së votave, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi nga Gjykata e Shkallës së Parë e GJKKO-së. Për shkak të dënimit, ai nuk mundi dot të bëjë betimin për të ushtruar detyrën si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.