Aktualitet Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Elbasan, arrestohet 20-vjeçari

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Elbasan, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e aksidentit me pasojë vdekjen e një të moshuari në Elbasan.

Në pranga ka rënë një 20-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit duke drejtuar automjetin aksidentoi për vdekje këmbësorin 74-vjeçar.

“Në vijim të informacionit paraprak për një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 74-vjeçar (këmbësor), informojmë se: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, banues në Elbasan, i cili për pasojë humbi jetën:, njofton Policia.

Ndërkohë policia ka proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar nga Belshi, i cili mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Kuçovë-Belsh”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar. Adoleshenti ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.