Adoleshentja suedeze Greta Thunberg, e cila ka nxitur protestat e të rinjve kundër ngrohjes globale, u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të martën për të vepruar dhe për të ruajtur planetin, ngjashëm siç iu është dhimbsur Katedralja Notre Dame në Paris e shkrumbuar nga flakët.
“Sot e gjithë bota është nën trishtim dhe dëshpërim për zjarrin e rënë në Katedralen e Notre Dame, por ama Notre Dame do të rinovohet”, tha Thunberg në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg, në një takim publik të Komitetit për Mjedisin.
“Unë dua që ju të veproni si të digjej shtëpia juaj”, tha ajo, duke shtuar: “shumë politikanë kanë thënë se paniku nuk sjell asgjë të mirë. Unë jam dakord, por kur shtëpia juaj është në zjarr dhe ju doni të parandaluar kolapsin, atëherë është më mirë një paniku”.
Me “shtëpinë”, 16-vjeçarja suedeze nënkuptoi planetin tonë, sipas saj në rrezik nga ngrohja globale.
“Ne duhet të ndjejmë për planetin atë po ndjejmë për katedralen e famshme. Ndaj ju lutem, zgjohuni dhe bëni atë që është e nevojshme”, tha Thunberg.