Skenografi i njohur Bashkim Zahaj ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se aktori i njohur shqiptar Guljem Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nga Covid-19 dhe është shtruar në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.
Ai i bën apel shtetit që të ndërhyjë për mjekimin e aktorit jashtë vendit dhe uron që ta fitojë këtë betejë.
“Mësoj se Guljemi aktori jonë i dashur qenka rëndë në spitalin e Durrësit nga Covid. Shteti shqiptar i detyrohet këtij aktori për një shërbim më të specializuar jashtë shtetit. Uroj të rezistosh e të fitosh Guljem”, kashkruar Zahaj.