Gjatë kohës së karantinës, kur e gjithë bota u izolua nga përhapja e pandemisë së koronavirusit, filmi “Contagion” i vitit 2011, pati një shikueshmëri shumë të madhe. Në këtë film bëhet fjalë për një virus vdekjeprurës që u përhap me një shpejtësi maksimale në të gjithë botën. Për këtë arsye, njerëzit ishin të interesuar të shihnin filmin dhe të kuptonin më shumë rreth kësaj pandemie.
Aktori protagonist i këtij filmi “Contagion” Jude Law, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Jimmy Fallon”, ku ka folur për herë të parë se si ky film kishte parashikuar të ardhmen.
“Më dukej e çuditshme që njerëzit po e shikonin filmin në masë gjatë karantinës ndërkohë që është prodhuar në 2011-ën. Më kujtohen komentet e mjekëve dhe virologëve që na këshillonin gjatë xhirimeve. Ata thonin që shpërthimi i një pandemie globale është vetëm çështje kohe. Tani ia ku jemi”, është shprehur aktori.