Vajza e famshme që luan përkrah James Bond, Olga Kurylenko ka konfirmuar se është e infektuar me Koronavirus dhe është në izolim. Aktorja 40-vjeçare, e cila u shfaq në filmin “Quantum of Solace”, u tha fansave se ishte sëmurë me ethe dhe se ishte në karantinë që nga java e kaluar.
“E izoluar në shtëpi pasi rezultova pozitivisht me koronavirus. Unë në fakt jam sëmurë për gati një javë. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten tuaj dhe merreni seriozisht këtë!”
Në një postim tjetër aktorja zbuloi se ajo është duke ngrënë hudhra për të forcuar sistemin e saj imunitar.
“Kam kollë vetëm në mëngjes, pastaj nuk kam fare kollë. Fatkeqësisht, ne nuk kemi kurë për këtë virus. Ne duhet të presim derisa të kalojë“. Ylli me origjinë sovjetike u tha 567,000 ndjekësve të saj: “Për të ulur temperaturën, ata thanë që të marrim Paracetamol, gjë që unë e bëj. Kjo është e gjitha. Asgjë më shumë për të bërë. Sigurisht, unë ende marr vitamina për veten time. Ha hudhra për sistemin imunitar. Pi ujë. Shtrydhni limon në ujë. Kjo është e gjitha”.