Pjesa jugperëndimore e ishullit të Groenlandës mund të jetë kontribuesi kryesor në rritjen e nivelit të detit.
Një studim i ri paralajmëron se akullnajat e Groenlandës janë duke u shkrirë më shpejt se sa është menduar. Studimi i ri, i botuar më 21 janar nga “National Academy of Sciences”, zbuloi se shkrirja më e madhe e akullnajave që nga fillimi i vitit 2003 deri në mesin e vitit 2013 erdhi nga rajoni jugperëndimor i Groenlandës.
Groenlanda, ishulli më i madh në botë, duket se ka goditur një pikë kthese rreth viteve 2002-2003, kur humbja e akullit u përshpejtua me shpejtësi, tha autori kryesor studimit Michael Bevis, profesor në Universitetin shtetëror të Ohajos. “Deri në vitin 2012 humbja vjetore e akullnajave ishte “e pashembullt” në pothuajse katër herë më shumë se në vitin 2003.” tha Bevis në një intervistë.
Një pjesë e madhe e shkrirjes së akullit erdhi edhe nga juglindja e Grenlandës, një pjesë e ishullit që nuk mendohej se mund të shkrinte akullin aq shpejt. Më parë, fokusi shkencor ishte në rajonet juglindore dhe veri-perëndimore të Grenlandës, ku akullnajat e mëdha derdhin pjesë të akullta me madhësi ajsbergu në Oqeanin Atlantik.
“Ne e dinim se kishim një problem të madh me rritjen e nivelit të shkarkimit të akullit nga disa akullnaje të mëdha”, – tha Bevis. “Por tani ky është kthyer në problem serioz. Gjithnjë e më shumë, sasi të mëdha të masës së akullt do të largohen si ujë i shkrirë, si lumenjtë që rrjedhin në det. Të dhënat nga satelitët GRACE të NASA-s dhe stacionet GPS të shpërndara rreth brigjeve të Grenlandës treguan se midis viteve 2002 dhe 2016, Grenlanda humbi rreth 280 miliardë ton akull në vit, e mjaftueshme për të rritur nivelin botëror të detit me 0.03 cm në vit. Dhe nëse të gjitha strukturat e mëdha akullnajore të Groenlandës me 3 km gjerësi, do të shkriheshin, nivelet globale të detit do të rriteshin me 7 metra, duke fundosur shumicën e vendbanimeve bregdetare.
Humbja e akullit të Arktikut është trefishuar që nga vitet 1980, me shkrirjen më të madhe në Groenlandë dhe Alask, duke nxitur rritjen e nivelit të detit dhe shtuar rrezikuar për 4 milionë banorë.