Kreu i myftinës së Tiranës, Ylli Gurra, hodhi sot akuza për kapjen e institucionit të komunitetit mysliman shqiptar.
Ai ishte një nga 3 kandidatët për Kryetar të Komunitetit Mysliman Shqiptar, por mori 26 vota kundrejt Bujar Spahiut i cili mori 59 vota
Ylli Gurra: “Përkundër dëshirës time të zjarrtë për të drejtuar një komunitet mysliman të shqiptarëve për shqiptarët sot jemi përpara një fakti të kapjes së institucionit nga okultet”
Po nga kush?
Ylli Gurra: “Titullari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nuk mund të zgjidhet nga organizma okult. Kemi një faturim mbi komunitetin mysliman të barrëve që nuk i takojnë, ato pak të ardhura kanalizohen në mënyrë të paditur, kalojnë pa transparencë”.
A do të japë dorëheqjen nga posti i myftinisë së Tiranës?
Ylli Gurra: “Nuk kam arsye pse të jap dorëheqjen. Unë jam mysliman dhe nuk jam ushtar as i të majtës dhe as i të djathtës”.