Faqja e parë e “Sun” ka në qendër të saj Jasmine Lennard dhe Cristiano Ronaldo! Të tjera akuza, madje edhe më të rënda për yllin portugez të Juventusit. Akuza nga një tjetër ish i tij, modele dhe protagoniste e “Big Brother” në Angli, me të cilën ka pasur një lidhje rreth 10 vite më parë. Në fillim ishte një postim të Tuiter i Lennard dhe pastaj prononcimi i saj për tabloidin anglez.
Modelja e konsideron Ronaldon një psikopat, një njeri me probleme mendore dhe që po i vjen dita e gjykimit. Ajo flet edhe për kërcënime nga portugezi me foto pornografike. “Më ka thënë si do të reagonte babai im, nëse do të shihte disa foto pornografike që më ka dërguar. U kam thënë “Jo” propozimeve për të qenë e dashura e tij. Më ka kontaktuar vazhdimisht në 18 muajt e fundit dhe asnjëherë nuk kam dashur të kem lidhje me të. Nuk kam frikë prej tij. I kam mbajtur përbrenda prej shumë kohësh të gjitha sekretet e tij të fëlliqura, që janë shumë. I kam provat. Tani do të bëj gjithçka që të ndihmoj Kathryn Mayorga në çështjen e saj të dhunimit nga Cristiano Ronaldo. Njerëzit nuk mund ta imagjinojnë çfarë është në gjendje të bëjë. Nëse do të dinin vetëm gjysmën e atyre që ka bërë, do të tmerroheshin. Është një psikopat! Kam qindra mesazhe, ku ai tallet me nënën e fëmijës së tij”, – ka rrëfyer Lennard.
Ronaldo mbetet në qendër të vëmendjes, tashmë më shumë për skandalet që lidhen me femrat se me futbollin. Pas akuzave të Kathryn Mayorga për përdhunim, një çështje që Ronaldo është përpjekur ta mbyllë me pagesë, vjen ky rrëfim tronditës i modeles angleze. Telashe serioze për yllin portugez, që sigurisht e zbehin atë çfarë ai bën në fushën e blertë.