Pikërisht në ditën që Prokuroria njoftoi Partinë Demokratike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se kishte konfirmuar problemet me drejtësinë greke të Agim Kajmakut, ai iu drejtua me një shkresë organit te Akuzës.
Në këtë letër, kryebashkiaku i Vorës vijon të ngulë këmbë se nuk kishte dijeni që ishte në kërkim nga Policia greke dhe se ndaj tij kishte një çështje penale të pezulluar, për falsifikim monedhash. Kajmaku i shpjegon Prokurorisë se kur është njohur me këtë situatë, i është drejtuar autoriteteve greke dhe në shtatorin e kaluar ka marrë pafajësinë mbi këtë akuzë.
Kryebashkiaku i Vorës pretendon se rasti në fjalë nuk përfshihet në asnjë prej rrethanave për të cilat ligji i dekriminalizimit do t’i ndalonte atij kandidimin.