Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi sot një dalje përpara mediave për të ironizuar disa ndaj kandidatëve të opozitës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kandidates për deputete nga radhët e PDIU, Mesila Doda, e cila e quan kryeministrin të sakatuar psiqikisht.
Doda akuzon politikat e gabuara të kryeministrit përgjatë dy mandateve të cilat sipas saj shtynë 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi, pazaret me detin, zhvatjen e taksave dhe favorizimin e një grushti të vogël oligarkësh në kurriz të shqiptarëve.
Reagimi i plotë i Mesila Dodës
Kungull mos te mbifte fara… kudo shkoj me del perpara…
Perroi psiqik rrodhi edhe sot… o kungull, kryeministri qe ka 8 vite ne pushtet del ne fushate me bilanc, jo duke share grate e burrat qe ka perballe.
Gjithsesi ke nje gabim konceptual qe ti as qe arrin ta kuptosh i sakatuar psiqikisht siç je…ne nuk kemi perballe as Pandin, as Mimin, as Fatmir Xhafen… madje madje as Gramozin.
Perballe nesh je ti, me psiqiken tende te semure qe kujton se te sillesh si lac i lagjes mbulon paaftesine tende si kryeminister. Perballe nesh je vetem ti qe shite toke e det e qe arrite te perzesh keto 8 vite gjysem milioni shqiptare. Perballe nesh je vetem ti, qe shperndave si ne mall te babes toke e det, porte dhe aeroporte per 5 oligarke, ti qe buxhetin e shqiptareve e shkerrmoqe me klientet e tu diten me te zeze te shqiptarve e kur kishin nevoje me shume se kurre per ndihme. Perballe nesh je vetem ti, qe shkaterrove çdo shtylle te sistemit demokratik, i le shqiptaret te vdesin mes pandemise pa ndihme. Ti dhe vetem Ti, je pergjegjesi dhe kundershtari yne ndaj deri me fund do na kesh perballe, derisa ndeshkimi i drejtesise se çliruar do te te coje aty ku e meriton