Bota New York Times fiton betejën ligjore me ish-presidentin Trump

New York Times fiton betejën ligjore me ish-presidentin Trump

Një gjykatës i Gjykatës Supreme të Nju Jorkut hodhi poshtë një padi të ekipit të fushatës elektorale të Trump që pretendonte se gazeta ”New York Times” kishte shpifur ndaj ish-presidentit duke botuar një opinion që e akuzonte atë për bashkëpunim me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016.

”Padia nga ekipi i fushatës së Trump nuk arriti të provojë se zonja gri (siç quhet ndryshe kjo gazetë) kishte vepruar me keqdashje të mirëfilltë duke botuar artikullin me titull “The Real Trump-Russia Quid Pro Quo” (”Kompensimi i vërtetë Trump-Rusi”), në mars 2019”, deklaroi gjykatësi James d’Auguste në vendim.

“Në këtë drejtim, paragjykimet ose motivet e fshehta nuk përbëjnë keqdashje të vërtetë”, shkroi d’Auguste.

Opinioni, i shkruar nga ish-drejtori ekzekutiv i ”New York Times”, Max Frankel, argumentoi se kishte një “marrëveshje globale” midis qeverisë ruse dhe fushatës së Trump për ta zgjedhur atë në 2016.