Deputetja e pavarur, Rudina Hajdari, është e vetmja opozitare që i ka dalë në krah Etilda Gjonajt, pas publikimit të faturave që tregonin udhëtimet e saj të luksit.
Në një reagim në mediat sociale, Hajdari shkruan se Gjonaj po sulmohet se është grua dhe shton se akuzat për të janë të rëndomta.
Ajo më tej shton se akzuat janë kurdisur nga njerëz që nuk kanë tagrin të bëjnë moral dhe thjesht gjejnë alibi dhe hedhin baltë mbi minsitren.
“Ndonëse Etilda Gjonaj është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë”, shkruan Hajdari.