Aktualitet Tiranë/ 8700 euro dëm agjencisë turistike, kallëzohet shtetasi nga Senegali

Tiranë/ 8700 euro dëm agjencisë turistike, kallëzohet shtetasi nga Senegali

Policia e shtetit ka referuar në prokurori një shtetas nga Senegali, për shkak se i ka shkaktuar një dëm prej mijëra eurosh një agjencie turistike në Tiranë.

Bëhet fjalë për senegalezin me iniciale G.A, banues në Francë, i cili ka dërguar email-e online për një tender nga një OJQ. I akuzuari ka kërkuar bileta online për 10 shtetas senegalezë duke e çuar agjencinë në 8700 euro humbje.

Kallëzimi u dorëzua në polici nga administratori i agjencisë, M.S.