Mbështetës të opozitës u mblodhën përpara sheshit të Bashkisë së Shkodrës, për të kundërshtuar sipas tyre uzurpimin e këtij institucioni nga trafikantët e drogës.
Partia Demokratike prej ditësh ka publikuar dokumente që sipas tyre, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili ende nuk ka bërë betimit, ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali dhe për këtë arsye është objekt i ligjit të dekriminalizimit.
Edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me këtë situatë të papritur në Bashkinë më të madhe të veriut, ku PS fitonte për herë të parë, edhe pse pa një kandidat kundërshtar.
Kreu i qeverisë njoftoi se rrugët e PS dhe Valdrin Pjetrit ndahen deri në daljen e të vërtetës ligjore.