Politika Ndarja nga jeta e regjisorit Gjergj Xhuvani, reagon Rama: S’kam fjalë…

Ndarja nga jeta e regjisorit Gjergj Xhuvani, reagon Rama: S’kam fjalë…

Kinematografia shqiptare mori një goditje të rëndë ditën e sotme. Skenaristi dhe producenti i famshëm Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare.

Për ndarjen nga jeta të Xhuvanit ka reaguar edhe Kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në “Facebook”, shkruan: “O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit.

Sa shumë gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjisori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri

S’kam fjalë…”, e mbyll postimin e tij Edi Rama.