Një 28-vjeçar nga Elbasani është arrestuar këtë të martë nga Policia dhe do të ekstradohet drejt Italisë, ku akuzohet për “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.
Vendimi i Prokurorisë italiane për shtetasin shqiptar me inicialet B.I, ishte dhënë në mars të këtij viti, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në 15 prill 2019.
I arrestuari më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.