Marjus Musaku, 32-vjeçari që sipas policisë mori peng dhe përdhunoi Ersida Dyrmishin, ka dhënë një version tjetër për ngjarjen. Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se ka njohje të mëparshme me nënën e dy fëmijëve.
Madje pretendon se Ersida ka shkuar me dëshirën e saj pranë tij dhe se kanë një histori dashurie bashkë.
Por policia ka dyshime të forta për ta mbajtur në burg të riun. Kjo pasi 32-vjeçari nuk është një emër i panjohur për blutë e Durrësit, ndërsa pengmarrja nuk është diçka e re për të.
Në vitin 2018 ai ka marrë peng për 24 orë ish-gruan. Asokohe, 27-vjeçarja i kërkonte divorcin pasi e denonconte për dhunë dhe torturë fizike.
Ishte denoncimi i babait të së resë, që solli më pas arrestimin e tij.