Extra Alarm! Kujdesuni për lidhjen tuaj

Alarm! Kujdesuni për lidhjen tuaj

Ju, ndoshta, nuk e keni menduar se shpesh disa veprime, në dukje të parëndësishme, mund të cënojnë raportin tuaj. Sipas psikologëve, ka disa sjellje që i çojnë çiftet drejt një ndarjeje të sigurt. Bëni mirë të kujdeseni për çfarë bëni në raportin tuaj dhe, pse jo, të shmangni sjelljet e mëposhtme:

Rutina

Kur jeni në një lidhje, ajo që e mban gjallë atë është dinamika. Nëse bini në gjumë, do vijë një moment që çdo gjë do të kthehet monotone. E sigurt që ju nuk do të keni më ç’t’i jepni njëri-tjetrit. Bëni gjëra të reja, bisedoni se si çdo ditë të jete e ndryshme nga e djeshmja.

Përkujdesja minimale

Keni harruar që perkujdesja ndaj njëri-tjetrit është thelbësore? Komunikoni, flisni, ndani gjithçka që ndjeni. Nëse filloni të minimizoni përkujdesjen, gjërat shumë shpejt do të arrijnë drejt fundit. A ka gjë me të bukur sesa përkujdesja ndaj njëriut të zemrës?

Cënimi i kufijve

Ku je? Me kë? Sa do të rrish? Pse po vonohesh? Etj., etj… Çdokush, në një lidhje apo jo, ka nevojë për hapësirën e tij. Nëse filloni të ndërhyni në lirinë e tjetrit, në mënyrën se si manaxhon kohën dhe gjithçka larg përditshmërisë në çift,  lidhja juaj ëshë në rrezik. Fitoni besimin. Nëse besoni te partneri, qëndroni të qetë.