shqetësim të vërtetë për klubin e Fiorentinës në Itali, sepse pas tre futbollistëve si Cutrone, Vlahovic e Pezzella, që u prekën fillimisht, të tjerë pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë së fundi.
Ditën e sotme kryen ekzaminimet disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit të klubit vjollcë, sipas protokollit të sigurisë për rinisjen e stërvitjes dhe plot 6 prej tyre, tre prej të cilëve futbollistë, rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit.
Lajmi u dha nga vetë klubi i Fiorentinës, që në komunikatë njoftoi se të gjithë të prekurit i janë nënshtruar menjëherë karantinës , ku do të qëndrojnë për dy javë, për të shmangur infektimin e pjesëtarëve të tjerë të klubit.
Ky lajm vjen në një moment ku në Itali po bëhet një debat mjaft i madh nëse duhet të rifillojë futbolli apo jo dhe kryeministri Giuseppe Conte ka dhënë miratimin paraprak për nisjen e stërvitjes sipas një protokolli të rreptë, por nuk ka garantuar lejimin e zhvillimit të ndeshjeve.